Milan nuk po kalon një moment aspak të mirë në Serie A, ku kanë humbur shijen e fitores prej 4 javësh. Aktualisht në kampionat renditen në vendin e 5-të me 38 pikë, shumë larg Napolit kryesues.
Një lajm shumë i mirë për Stefano Piolin është rikthimi i liderit të ekipit nga dëmtimi. ZLatan Ibrahimovic do të jetë gati më në fund për kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të sezonit.
Sulmuesi suedez rikthehet nga dëmtimi pas një periudhe të gjatë, ndërsa ka ndezur shpresat për të bërë kthesën. 41-vjeçari pritet të zbresë në fushën e lojës pas derbit, teksa Pioli do t’i dhurojë disa minuta ndaj Torinos në kampionat.
Poll