Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Të huaj andej, të huaj këtej”, mamaja e Andreas Ntoi në lot: Djalit i thonë, o shqiptar idiot, s’do bëhesh kurrë grek

Shkruar nga NEWSPORT
“Të huaj andej, të huaj këtej”, mamaja e Andreas Ntoi

Andreas Ntoi ka qenë tema më pikante e javëve të fundit në futbollin shqiptar. Futbollisti do të linte kombëtaren e Greqisë për të luajtur për flamurin kuqezi por në mënyrë të papritur vendosi të ndryshojë sërish duke u rikthyer me grekët. Menjëherë shpërthyen polemikat duke u quajtur nga shumë tifozë si tradhëtar.

Mamaja e Ntoi, Dora, në një intervistë për median greke, Fosoonline, tregon si po e kalon ajo dhe familja e saj këtë situatë.

“Kam 22 vite që punoj në Greqi, i kam bërë të gjitha punët, nga ato të shtëpisë, të shkallëve, hekurosje, kam ndihmuar burrin si punëtor ndërtimi, digjem edhe në zjarr tani.

Dhe të kërcënohem, të mallkohem, të më shajnë me çdo etiketim unë që jam martuar që 15 vjeç, burri im ishte 22 vjeç atëherë, thjeshtë se djali nuk zgjodhi Shqipërinë?. Pyetini të gjithë se çfarë familje jemi. Me shumë mundim arritëm të blejmë shtëpinë.

Po i dërgojnë shumë mesazhe abuzuese edhe djalit tonë, është shumë i mërzitur. I kishin marrë firmën në një letër në Shqipëri, ai nuk dinte të lexonte mirë shqip, nuk e dinte se po firmoste për të kaluar te Shqipëria. Fëmija nuk do të luaj te Shqipëria, ai do Greqinë.

Në Shqipëri tani e quajnë “tradhtar” dhe në Greqi disa i thonë: “o shqiptar idiot”, nuk do të bëhesh kurrë grek”. Të huaj andej, të huaj këtu. Vazhdoj të qaj me atë që na ka ndodhur në ditët e fundit.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga