
Milinkovic-Savic është një nga lojtarët më të mirë të Lazios. Mesfushori serb prej disa sezonesh po dhuron paraqitje fantastike dhe shumë skuadra të mëdha janë pas tij.
Lotito dhe Tare kërkojnë një shumë të madhe për shërbimet e tij që i tejkalojnë shumë prej 100 milionë eurosh. Së fundmi raportohet se Tottenham është i interesuar për të marrë shërbimet e tij.
Mourinho e kërkon me çdo kusht në skuadër dhe në merkaton e verës pritet të ketë një ofertë konkrete për të. Juventus, Inter dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për ta pasur në ekip dhe pritet të jetë një gaër e ashpër.
Poll