Përpos Skënderbeut që u shpall kampion në sezonin e fundit, nga Partizani e deri te Korabi e Luftëtari që u ngjitën në elitë, kërkojnë sulmues për kampionatin që do të startojë më 7 shtator të këtij viti. Por, që të gjithë janë në hall dhe dikush e ka gjetur "bomberin" e dikush ende është në kërkim, për aq kohë sa merkato ende nuk ka përfunduar.
[caption id="attachment_7625" align="alignleft" width="300"] Arbër Abilaliaj[/caption]
Klubet janë përqendruar në tregun e huaj, pasi në atë vendës thonë se nuk ka, por duket se kanë harruar vlonjatin Arbër Abilaliaj, i cili vjet mbylli kampionatin me Skënderbeun, por që nuk luajti për shkak të dëmtimit.
Abilaliaj mbetet ende pa ekip, ndërsa vijon të stërvitet në Vlorë individualisht. Ai e ka kaluar dëmtimin dhe momentin negativ dhe ndihet plotësisht i fortë për të dalë në fushën e blertë. Megjithatë, klubet e Superiores këtë herë nuk e kanë preferuar, por po shohin tregun e huaj si një mundësi kryesore për të zgjidhur çështjen e golave.