Flamurtari do luajë sot në transfertë ndaj Kukësit në ndeshjen e fundit për këtë sezon. Kukësi ka "blinduar" vendin e dytë, ndërkohë që për vlonjatët kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë, pasi objektivat e përcaktuara në fillim të sezonit janë shumë largë.
Në kampin vlonjat 90' minuta ndajnë nga ndryshimi i madh, kjo pasi pritet të ketë lëvizje masive për sezonin e ri. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë administratori Sinan Idrizi në daljet publike, ku është shprehur se do këtë hyrje-dalje, por duket ruajtur shtyllën e grupit aktual.
Edhe pse Idrizi u shpreh se do të nisë me rinovimet e kontratave për lojtarët që iu përfundon tani, ende asgjë nuk ka ndodhur. Thuajse gjysmës së ekipit iu përfundon kontrata në fund të muajit. Ndërkohë që këta të fundit janë duke pritur një përgjigje nga klubi për vazhdimësinë, mbetet që të luhen dhe 90' minuta për të zbuluar më pas se çfarë do ndodhë. /NEWSPORT.AL/