Trepça është qyteti në Kosovë, klubet e së cilës kanë ditur të gjenerojnë të ardhura përmes kampionatit shqiptar. Pikërisht Partizani dhe Tirana janë dy emrat, që kanë investuar për të afruar sulmues afrikanë.
Partizani mori rreth 1 vit më parë Christian Mba. Investimi për nigerianin e kaloi shifrën e 100 mijë eurove te Trepca ‘89. E njëjta gjë pritet të zyrtarizohet për transferimin e Moustapha Ba te Tirana. Senegalezi është gjithashtu zbulim në qytetin e Trepçës, por te skuadra tjetër KF Trepça.
Të dyja skuadrat ndodhen në ligën e dytë të futbollit vendas. Pavarësisht ligës, në Trepçë dinë si të menaxhojnë lojtarët.
Poll