Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Të dy dikur pjesë e Laçit, zyrtarizohen Gjoni dhe Rapo

Shkruar nga NEWSPORT
Të dy dikur pjesë e Laçit, zyrtarizohen Gjoni dhe Rapo

Eglantin Gjoni dhe Donald Rapo janë transferuar te skuadra e Drenicës në Superligën e Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kosovar që përmes një njoftimi tregon se dy lojtarët e njohur të Superiores kanë zgjedhur të vijojnë aventurën larg elitës.

Të dy futbollistët kanë nënshkruar nga një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për 1 sezon tjetër. Në lajmërimin për mediet thuhej:

"Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!

Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.

Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi, deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri".

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga