
Botërori i Katarit është vetëm 1 muaj larg dhe ekipet po kryqëzojnë gishtat që lojtarët e tyre të mos dëmtohen. Dybala për Argjentinën dhe Pogba për Francën janë ata që po luftojnë në limit për të qenë gati të ndihmojnë vendet e tyre. Së fundmi, edhe te Anglia vjen një lajm që mban në ankth Tre Luanët.
Tre mbrojtësit e djathtë Kyle Ëalker, Trent Alexander-Arnold dhe Reece James janë dëmtuar në ndeshjet e fundit. Ëalker vuan nga problemet fizike ndërsa ylli i Liverpool ka shqetësime në kyçin e djathtë.
E sikur të mos mjaftonin këto, edhe Reece James pëson një dëmtim që në pamje të parë është dukur më i rëndë se dy të tjerët. James u dëmtua në ndeshjen ndaj Milanit dhe për momentin nuk dihet shkalla e dëmtimit. Tashmë në Angli po shpresohet për rikthimin e tre yjeve para Botërorit.
Trajneri Southgate preferon të luajë me 3-4-3 dhe Ëalker parashikohej të formonte 3-shen mbrapa ndërsa James të luante në pozicionin që luan edhe me Chelsean, në mesfushë. Alexander-Arnold e ka humbur vendin e titullarit pas performancave jo të mira në mbrojtje dhe për momentin preferohet në stol.