
Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, është i hapur ndaj hipotezës së një kufiri pagash në botën e futbollit. "Nëse ne mund të gjejmë ligjërisht një mënyrë në të cilën rregullat do të na lejojnë të vendosim një kufi pagash, të gjithë do ta mbështesin atë. Askush nuk do të thotë jo", tha numri një i klubit parizien në një intervistë për Financial Times. "Nëse pyet të gjitha klubet, askush nuk dëshiron të humbasë para. Askush, nga më i madhi tek më i vogli," shtoi ai.
Tema e kufirit të pagave është rikthyer në modë pas aplikimit të rregullave të reja të UEFA-s për Fair Play- in Financiar ku sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së lojtarëve Fifpro Jonas Baer-Hoffmann , do të ishte "porta drejt një kufiri pagash."