Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte në orën 20:45 në ‘Air Albania’ ndeshjen e parafundit të fazës kualifikuese për Euro 2024 përballë Ishujve Faroe.
Kualifikimi është arritur dhe sonte është festë kombëtare. Megjithatë, lojtarët në fushë do të luajnë për fitore për të mbyllur këtë rrugëtim si kryesues të grupit.
Taulant Seferi u bën thirrje tifozëve me një postim në llogarinë e tij në rrjete sociale. “Ju mirëpresim sonte Kuq e Zi. Shqiponjat do ju nderojnë edhe sonte”, shkruan sulmuesi.
Shqiptari nga Kumanova ka shënuar 2 gola në këtë rrugëtim, të dyja në fitoren magjike 3-0 ndaj Çekisë, megjithatë sonte pritet ta nisë nga stoli.
Poll