
Talenti shqiptar Emanuele Ndoj, i cili aktivizohet tek skuadra e Brescias në Serinë B italiane ka zgjuar interesin e shumë skuadrave. Mesfushori shqiptar më përpara ka qenë pjesë e të rinjve tek skuadra e Romës për moshat U-19-të.
Për momentin nuk ka një ofertë konkrete drejt tij, por sipas " Tuttomercatoweb" mësohet se klubi italian nuk pranon asnjë ofertë më pak se 5 milionë euro, duke kërkuar kështu që të përfitojë në maksimumin nga shitja e lojtarit.
Gjithsesi ky është një lajm shumë i mirë edhe për futbollin shqiptar, sepse talentet nëpër botë sa vijnë e shtohen. Kujtojmë që vetëm pak ditë me parë, një tjetër mesfushor shqiptar, Meritan Shabani, firmosi kontratën deri në vitin 2020-të me klubin e Bayern Munich. /NEWSPORT.AL/