Nico Gonzalez është afër që të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Barça. Klubi Blaugrana tashmë ka vendosur ta huazojë atë dhe lojtari dhe agjentët e tij janë duke vlerësuar destinacionet përfundimtare.
Mesfushori duket se është në mes të negociatave që mund ta çojnë në Porto, ndonëse Betis mbetet me shpresë se lojtari do të zgjedhë të vazhdojë në ligën spanjolle. Në garë ka hyrë edhe Girona, por lojtari ka prioritet klubet e tjera.
Babai i Nicos, Fran González, shpjegoi se Nico ka propozime nga Portugalia, Spanja dhe Anglia. Për momentin, të gjitha rrugët të çojnë në Porto, pavarësisht se Betis ka paraqitur një ofertë zyrtare për klubin Blaugrana. Lojtari madje kishte folur personalisht me drejtuesit e Real Betis, por opsioni i Portos duket më tërheqës për të.
Mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të ketë prishur ekuilibrin edhe pse Betis do të luajë në një tjetër kompeticion evropian.
[caption id="attachment_700665" align="alignnone" width="366"] Nico Gonzalez[/caption]