Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Takaj "skanon" Skënderbeun pas konfirmimit të trajnerit: Luftë jonë është në dy drejtime, ja çfarë do të ndodhë me merkaton dhe sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj "skanon" Skënderbeun pas konfirmimit të trajnerit:

Skënderbeu ka prezantuar pak orë më parë trajnerin e ri të ekipit, Orges Shehin. I pranishëm në konferencën e prezantimit të teknikut të ri të korçarëve ka qenë dhe presidenti i klubit, Ardjan Takaj.

"Numri 1" i klubit iu ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që kanë lindur që nga momenti që CAS-i la në fuqi vendimin e UEFA-s. Takaj ka folur për të ardhmen e Skënderbeu, hyrje-daljet dhe "luftën" që ka nisur me UEFA-n.

Çfarë vështirësish keni në këtë moment, vazhdon lufta me UEFA-n?

Jemi një ekip i madh dhe kemi një betejë të madhe me UEFA-n. Kjo betejë nuk ka filluar sot dhe lufta jonë është në dy drejtime. Kemi arritur objektivat që kemi pasur qëllim. Jemi në pritje të një gjyqi pozitiv si fitorja më e madhe e Skënderbeut.

Si ndryshon buxheti i ekipit këtë sezon?

Problemi nuk është tek buxheti, por tek vazhdimësia jonë. Ne buxhetin e kemi siguruar vetë dhe kemi prodhuar të ardhura për të ardhmen më të suksesshme.

Çfarë do të ndodhë me lojtarët që janë pa kontrata?

Ne jemi në ndërtim për sezonin e ri dhe do të jenë pjesë ata lojtarë që do Skënderbeu të ketë pjesë të sezonit të ri. Jemi në një garë në të cilën do të bëjmë të pamundurën për të fituar sërish titullin kampion.

Kjo do të thotë se objektivat nuk kanë ndryshuar për Skënderbeun?

Vetëm po të futet emri i Skënderbeut në fushë e ka objektivin e qartë. Prandaj çdo lojtar që vjen tek ne e di fort mirë së hyn në lojë vetëm për të fituar.

Largimi i Soëe, James, Lilajt, hezitimi i Osmanit, Micit, Muzakës, Vangjelit, nuk ju bëjnë skeptikë?

Disa nga lojtarët e larguar kanë qënë në moshë dhe do të ndodhte një revolucion i tillë. Megjithatë ne i kemi marrë masat. Kemi kontigjentin e duhur edhe sikur të mos hynim fare në merkato. Kemi potencialin për të përballuar këtë kampionat. Nëse jemi të suksesshëm vetëm në kampionat nuk bën asgjë. Europa të ngre lart.

Muzaka, Osmani dhe Vangjeli presin përgjigje nga ju...

Ne jemi duke biseduar, po i shohim gjërat me kujdes dhe ditët e ardhshme do të kemi diçka më shumë.

Çfarë planesh keni për afrimet dhe përforcimin e skuadrës?

Afrime do të ketë në ditët në vazhdim. Ne jemi të hapur në merkato, pasi duam të jemi sërish kompetitivë. Do të jemi të hapur dhe për merkaton në dalje pasi është mënyrë për të siguruar të ardhurat dhe ne kemi qenë të suksesshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga