Presidenti i Skënderbeut nuk ndalet edhe pse është përjashtuar për një vit nga kompeticionet europiane. Numri një i klubit korçar nuk tregon emrat, por thotë se në skuadrën e tij do të ketë lëvizje të bujshme, të cilat do të kthejnë sërish besimin për titullin e radhës.
I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Takaj thotë se nuk mund të bëjë me dije emrat pa mbyllur kontratat e reja. “Nuk mund të deklaroj emrat që do të vijnë pa mbyllur së pari bisedimet dhe pa firmosur kontratat e reja. Ju e dini që ne si klub nuk flasim në media për afrimet”.