Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Takaj kritikon lojtarët e Skënderbeut: Fitoni në fushë dhe jo në media

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj kritikon lojtarët e Skënderbeut: Fitoni në fushë dhe

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka qenë kritik ditën e djeshme ndaj futbollistëve të skuadrës korçare.

Numri një i klubit bardhekuq është munduar në këtë mënyrë që të ulë euforinë e lojtarëve, duke ua bërë të qartë se ndeshjet fitohen në fuhsën e lojës dhe jo përmes deklaratave në media.

"Në këtë fazë të kampionatit, fitoret janë shumë të rëndësishme nëse duam të mbrojmë titullin kampion.

Por, rezultatet duhet të vijnë nga fusha dhe jo përmes deklaratave në media. Një gjë e tillë ndodhi pas fitores kundër Laçit, e cila ishte thjesht një ndeshje e radhës për ne, ishte thjesht trepikëshi i radhës.

Të tilla deklarata emocionale nuk i bëjnë mirë skuadrës. Nuk dua të dëgjoj më premtime në media për rezultatet e fundit", iu është drejtuar presidenti Ardjan Takaj, futbollistëve të Skënderbeut.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga