
Dinamo-Kukësi në Air Albania çeli javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Verilindorët triumfuan 0-1, në një 90 minutësh interesant. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Bashës, në minutën e 28-të. Dinamovitët u përpoqën të reagonin, por e kishin të pamundur. Pas takimit për mikrofonat e Supersport ka folur portieri i Kukësit, Angelo Tafas.
"Ndihem i lumtur, heronj më kanë thënë por nuk e shoh kështu, e shoh si performanca të mirë pas një pune të madhe të bërë gjatë javës. Dhe vjet kemi qenë grup i mirë, por nuk na doli. Këtë vit është meritë e trajnerit këtu ku jemi. Është ideologjia e trajnerit që më ka ndihmuar të bëjë këto paraqitje.
Të rinjtë? Për mua personalisht është diçka shumë e mirë, por jo diçka shumë e vështirë. Pasi puna na ka sjellë këtu ku jemi, asnjë nuk na ka marrë vet.Loja me këmbë? Është diçka e cila më karakterizonte kur isha në Greqi, kur erdha në Shqipëri e kisha humbur pak. Kjo është prej trajnerit, argëtohem dhe vetë gjatë lojës kur bën ndeshje të tillë" - tha ai.