
Antonio Conte është bërë protagonist në ndeshjen e djeshme të Tottenham kundër Sporting Lisbonës, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Trajneri i “Spursave” ka shpërthyer kundër gjyqtarit, i cili e ndëshkoi me karton të kuq për protestat ndaj vendimeve. Harry Kane shënoi në minutën e 95-të të takimit, por goli u anulua për pozicion të parregullt.
Për këtë tekniku italian është shprehur: “VAR po i bën shumë dëm futbollit. Dua të shoh nëse në një stadium tjetër të një skuadre të madhe, nëse janë gati të anulojnë këtë llooj goli. Unë do të doja ta dija këtë. Ka shumë padrejtësi. Nuk më pëlqen kjo lloj situate. Unë shoh gjëra jo pozitive”, përfundoi Conte.
Poll