
Pogradeci ka udhëtuar drejt Durrësit ditën e djeshme teksa do të zhvillojë në qytetin bregdetar një mini-fazë përgatitore para rifillimit të kampionatit. Një vendim ky i drejtuesive që vjen si pasojë e temperaturave të ulëta në Pogradec që bëjnë të vështirë stërvitjen normale.
Një sforco nga ana e klubit, por e gjitha bëhet për të mirën e ekipit që po lufton për titullin kampion në Kategorinë e Dytë. Liqenorët kryesojnë Grupin B me 1 pikë më shumë se Luftëtari dhe janë në rrugën e duhur për t’u përballur me Valbonën e pandalshme në finalen e madhe.
Pogradeci do të rikthehet në fushën e lojës më 11 shkurt ku do të përballet me Këlcyrën në transfertë.
Poll