Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Surprizuan të gjithë, kapiteni Son flet pas eleminimit: Ju lutem mos na fajësoni, ky Brazil nuk fal

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizuan të gjithë, kapiteni Son flet pas eleminimit: Ju lutem mos

Korea Jugut mbylli aventurën në Kupën e Botës, pas humbjes me shifrat 4-1 nga Brazili. Goli fantastik i realizuar nga Paik Seung Ho, do të jetë një nga gjërat që do të mbahet mend gjatë. Korea ishte një ndër surprizat e mëdha të këtij eventi, që arriti të kualifikohej nga një grup tepër i fortë me Ganën, Uruguain dhe Portugalinë.

Son i cili është dhe një nga lojtarët emblemë të këtij ekipi, që mbarti peshën më të madhe duke i udhëhequr deri në këtë fazë, foli për mediat. Son me përultësin e tij, vlersoi të gjithë shokët e ekipit dhe u lut për t’i mos i fajsuar për çfarë dhanë në fushë.

Deklarata:

“Ne dhamë gjithçka. Ju lutem mos na fajësoni. Me këta lojtarë të Brazilit nëse i jep hapësirë njërit prej tyre ata shënojnë. Nuk dua të fajësoj asnjë nga lojtarët tanë, sepse ata dhanë gjithçka.

Jam shumë krenar për atë që kanë bërë. Nuk është e lehtë të luash veçanërisht për djemtë e rinj që erdhën dhe luajtën nga fillimi.

Ata bënë një punë të shkëlqyer për vendin tonë dhe shpresoj që të mos ndalojnë së punuari dhe shpresoj që djemtë e rinj të kuptojnë se sa e rëndësishme është të luash në Kupën e Botës.

Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që ata të rinj bënë një punë të mrekullueshme për kombëtaren dhe për vendin”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga