
Dani Alves është një nga lojtarët që ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit. Braziliani është futbollisti i cili ka fituar më shumë trofe përgjatë karrierës me plot 47 trofe zyrtarë, pjesën më të madhe, me Barcelonën. Në një intervistë për ESPN, Dani Alves foli për pyetjen më popullore në botën e futbollit “Kush është lojtari më i mirë në histori?”
"Unë jam për Pele për një arsye: Ka ndryshuar futbollin. Messi ndryshoi gjeneratën. Unë do të qëndroj me njerëzit që janë për më tepër se thjeshtë futboll. Gjithashtu, sepse jam brazilian. Për mua, Pele nuk mund të jetë pjesë e këtij debati. Janë shumë ndryshe.”- deklaroi Alves.
I pyetur për Cristiano Ronaldon të cilin e ka pasur rival gjatë gjithë jetën, Alves u shpreh. “Ai bastard nuk të lë të marësh frymë për asnjë sekond. Nuk kam bër dhe aq keq besoj por me të është shumë e vështirë. Ai është makineri golash.”