
Gara për Çmimin e Madh të Çekisë në pistën e Brno-së në MotoGP ka qenë suprizuese. Vendin e parë nuk e merr Marc Marquez që dominoi në provat e lira dhe ato zyrtare, po as ndonjë nga rivalët e ditëve të fundit. Është britaniku Cal Cruthlow që merr vendin e parë, ndërsa në të dytin renditet Valentino Rossi, i cili gjatë provave zyrtare përfundoi i gjashti. Ndërsa më dobët nga të gjithë u paraqit Jorge Lorenzo, i cili u rendit në vendin e 16 edhe pse gjatë javës qëndroi në "pole position".
7 xhirot e fundit janë fantastike dhe me emocione, me pilotët që bëjnë parakalime të shpeshta, përfshi edhe Rossin që kalon Marquez, ndërsa Lorenzo ndërron motor, por pa sukses. Në krye të garës del Crutchlow, surpriza e kësaj gare, që kalon edhe Iannone dhe e ruan kreun deri në fund.
Çmendet edhe Rossi, që nis parakalimet në 4 xhirot e fundit dhe ngjitet në vendin e dytë, por pa e kapur dot britanikun, që është i shkëputur dhe arrin të fitojë garën e Çmimit të Madh të Çekisë. Pas podiumit renditen Baz, Barbera, Liverty e Petruçi, ndërsa në xhirot e fundit humbet terren Iannone, i teti. Marquez ruan kreun e Moto GP (197 pikë), me 53 pikë avantazh nga vendi i dytë, ku ngjitet Rossi (144 pikë), që parakalon Lorenzon (138 pikë).