Premier League angleze do të rikthehet pas afro 100 ditësh, ndërsa e mërkura e javës që vjen do të rikthejë në fushë skuadrat që kanë ndeshje të prapambetura. Covid-19 ka bërë të vetën, ndërsa ndeshjet do të luhen pa tifozë. E mërkura në mbrëmje do t’i takojë Manchester Cityt dhe Arsenalit, që në 21:15 do të përplasen në “Etihad”. Më herët Aston Villa do të presë Shefield United në 19:00.
Pas dy ndeshjeve që plotësojnë kuadrin e javës së 29 të Premier Leagues, java e 30 do të nisë të premte me Norwich City- Southampton në 19:00, Tottenham – Manchester United në 21:15, një ndeshje që nuk duhet humbur. E shtuna vijon me katër duele, ndërsa të diel në 15:00 Newcastle pret Shefield, ndërsa Aston Villa luan me Chelsean në 17:15. Derbi i Marseysaide mes Everton dhe Liverpool në 20:00 mbyll të dielën.