Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Supersfida në Europa League, njihuni me 8 ndeshjet e e fazës së "Play Off"

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida në Europa League, njihuni me 8 ndeshjet e e fazës së

Është hedhur në Nyon të Zvicrës, shorti I fazës së "Play Off" të Europa League. Ekipet e mëdha si Napol, Lazio, Barcelona, Dortmund, Atalatana kanë mësuar ekipet që do të kenë përballë në këtë raund, ndërsa nuk mungojnë përballjet spektakolare.

Rangers, Real Sociedad, Napoli, Olimpiacos, Lazio, Braga, Betis dhe Dinamo Zagren janë ekipet që janë kualifikuar në vendet e dyta, kurse Leipzig, Port, Dortmund, Sheriff, Barcelona, Atalanta, Sevilla, Zenit janë ekipet që u eleminuan nga Champions League dhe këtë raund do të përballen mes tyre.

8 ekipet që janë kualifikuar në vendin e parë të Europa League do të luajnë raundin tjetër. Lyon, Monaco, Spartak Moskë, Frankfurt, Gallatasarai, Crven Zvezda, Leverkusen dhe Ëest Ham nuk do të luajnë në këtë raund, por do të marrin pjesë në raundin e 1/8.

Shorti i hedhur ka vënë përballë Barcelonën dhe Napolin, Atalanta e Gjimshitit do të përballet me Olimpiacos, kurse Lazio me Porton. Dortmund do të sfidojë Rangers, Zeniti-Betis, Sevillia-Dinamo Zagreb, Leipzig-Real Sociedad, Sheriff-Braga.

Ndeshjet e para janë planifikuar për 17 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Faze e 1/16 të Europa League:

Sevilla-Dinamo Zagreb

Atalanta-Olimpiacos

Leipzig-Real Sociedad

Barcelona-Napoli

Zenit-Betis

Dortmund-Rangers

Sheriff Tiraspol-Braga

Porto-Lazio

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga