Mbrëmja e sotme është e garantuar për spektakël teksa emocionet që mund t’i dhurojë vetëm Champions League do të arrijnë kulmin me supersfidën e javës mes Bayern Munchen dhe PSG. Në orën 21:00 ekipet do të përplasen edhe njëherë për ndeshjen kthimit teksa bavarezët e nisin me një avantazh të konsiderueshëm por aspak përcaktues.
Fitorja minimale në Paris 0-1, i mban bavarezët pak më të qetë por kjo është thikë me dy presa pasi parizienët nga ana tjetër do të jenë akoma më të motivuar pasi nuk kanë çfarë humbasin me fitoren, me dy gola e lart, që është e vetmja mundësi kualifikimi.
Duele interesante priten në fushën e lojës nga disa lojtarë ku vëmendja kryesore është te dyshja Messi – Mbappe.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munchen (3-1-4-2): Sommer; Stanisic, Upamecano, De Ligt; Kimmich; Coman, Musiala, Goretzka, Davies; Muller, Choupo-Moting. Trajner: Julian Nagelsmann
PSG (3-5-2): Donnarumma; Marquinhos, Ramos, Danilo; Hakimi, Vitinha, Verratti, Ruiz, Mendes; Messi, Mbappe. Trajner: Christophe Galtier