
Superliga e 21 vjeçarëve në Shqipëri ka zhvilluar sot dy nga ndeshjet e javës së 21. Tirana është befasuar në “Skënder Halili” duke u mundur 0-2 nga Laçi. Në Shkodër, Vllaznia ka fituar 5-0 me Apoloninë.
Sfida në “Reshit Rusi” ka prodhuar pesë gola, teksa vetëm një është realizuar në pjesën e parë. Çoba ka hapur ndeshjen në minutën e 15, për të vijuar më pas me Pusin, Bizin, Smajlin dhe Deden.
Pas 21 javëve, prin Bylis me 48 pikë, ndjekur nga Dinamo me 44, Tirana me 40 dhe Vllaznia e Kukësi me 39. Në fund Egnatia, Apolonia dhe Laçi.
Poll