Ballkani i Ilir Dajës ka fituar me tripletë ndaj Gjilanit në ndeshjen e javës së 18-të të Superligës së Kosovës. U desh minuta e 37-të, kur Bajram Jashanica realizoi për 0-1, ku Ermal Krasniqi realizoi dy gola në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 0-3.
Ballkani pas kësaj fitore vazhdon të jetë në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë, pesë më pak se Drita që është lider, por që gjilanasit kanë tre ndeshje më shumë të zhvilluara. Kampionët në fuqi të Kosovës do t’i zhvillojë tre ndeshjet e mbetura ndaj Prishtinës, Llapit dhe Trepçës ’89 në ditët në vazhdim.
Po 3-0 ka fituar edhe Prishtina ndaj Trepçës ’89. Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat, me dy barazime dhe dy humbje, Prishtina i është gëzuar tri pikëve të plota nga udhëtimi i tyre në Mitrovicë. Në minutën e 39-të Kreshnik Uka do të gjente golin e parë, ndërsa Muhamed Useinit 52’ dhe Ramiz Bytyqit do të vulosnin shifrat 3-0. Me këtë fitore, Prishtina e sheh veten në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Trepça zë vendin e nëntë me 18 pikë.
Rezultatet e javës 18:
Drenica-Drita 1-3
Ferizaj-Dukagjini 0-0
Gjilani-Ballkani 0-3
Trepça ’89 –Prishtina 0-3
Malisheva-LLapi 0-0