
Javën që lamë pas, vendi ynë përjetoi një situatë të vështirë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Në shumë qytete pati përmbytje dhe si rrjedhojë zhvillimi i ndeshjeve të kampionatit ishte e pamundur në disa prej tyre.
Kësisoj Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që ato të mos luheshin fundjavën që lamë pas, përveç Kategorisë Superiore. Edhe Superliga e femrave u shty për një datë tjetër dhe newsport.al mëson se ajo do të luhet të mërkurën, në datën 6 dhjetor.
Ja të gjitha ndeshjet e Superligës së femrave:
6 dhjetor, ora 12:00 Skënderbeu - Vllaznia
6 dhjetor, ora 10:00 Dajti - Tirana
6 dhjetor, ora 14:00 Juban Danja - Kinostudio
6 dhjetor, ora 14:00 Pogradeci - Teuta
6 dhjetor, ora 12:00 Bilisht Sport - Apolonia