
Mario Gjata dhe Redon Mihana janë dëshirat e Luganos në Zvicër. Talentet e Apolonisë zhvilluan një sezon fantastik në Superligë, teksa nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e huaja. Si dëshira e klubeve elitare shqiptare, dyshja ende nuk e ka vendosur të ardhmen pasi në lojë janë futur zviceranët.
Lugano nuk është një klub i panjohur në Shqipëri, pasi më herët aty kanë qenë disa lojtarë më origjinë shqiptare, teksa përmendim Sadikun apo Seminën. Ende nuk ka diçka zyrtare, me Apoloninë që po shqyrton ofertat në lidhje me xhavahirët e saj.
Poll