Arsenali triumfon në Superkupën e Anglisë. 'Topçinjtë' kanë mposhtur Chelsea në finale pas gjuajtjeve të penalltive me rezultatin 4-1.
Koha e rregullt përfundoi 1-1. Për Chelsea shënoi Moses në minutën e 46-të. Por, Kolasinac barazoi për Arsenalin në minutën e 82-të.
Ky ishte trofeu i parë i këtij sezoni në Angli, ndërsa Arsenal e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme atë.