Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superiorja në “skanerin” e Shkëlqim Muçës: Tirana mori situatën në dorë, Colella po gabon me 18-19 lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja në “skanerin” e Shkëlqim Muçës:

Shkëlqim Muça ka analizuar javën e 29-të të Superiores, ku u ndal te fitorja e Tiranës ndaj Egnatias dhe humbja e Partizanit në Laç. Trajneri i njohur i kampionatit shqiptar, prej kohësh në rolin e specialistit, ka treguar atë që nuk shkoi me ekipin e kuq.

Gjithashtu shprehet i habitur me faktin se si Vllaznia nuk po arrin të jetë asnjëherë kompetitive deri në fund të sezonit futbollistik. Në fjalën e tij në panelin e emisionit “Rubrika Sportive”, Muça tha:

“E kam thënë edhe më parë që ky muaj është shumë i rëndësishëm. E kam thënë që Tirana dhe Partizani do rivalizojnë deri në fund. Pesë pikë largësi nuk janë shumë, por nuk janë dhe pak.

Fitorja e Tiranës - Ishte një ndeshje e bukur, ndikoi edhe terreni. Deri në shënimin e golit, Egnatia ishte një hap para. Më pas Tirana mori situatën në dorë dhe luajti më mirë. Dua të theksoj se rrogozhinasit kanë shumë cilësi përpara, ndërkohë që pas kanë mangësi. Po të shikosh dhe golin e dytë, ka vendosje gabim. Duhet shumë kujdes, sepse Tirana ka lojtarë që të godasin.

Disfata e Partizanit – U bënë disa ndeshje që ndodh e njëjta gjë, shënon gol dhe pastaj shuhet, i ikën loja nga dora. Skuadra duhet të ketë stabilitet në këtë fazë të katërt, trajneri nuk mund të ketë 18 apo 19 lojtarë që t'i aktivizojë, formacioni duhet të jetë i konsoliduar. Nëse aktivizon lojtarë që nuk kanë luajtur, atëherë i vendos nën presion. Nuk duhet të ketë shumë lëvizje, është një fazë ku ekipi duhet të ishte i konsoliduar. Trajneri duhet të vendosë, nuk duhet të bëjë shumë lëvizje në këtë moment.

Luhatjet e Vllaznisë - Më vjen çudi për Vllazninë, ndryshim total nga njëra ndeshjen në tjetrën. Luan mirë në shtëpi, por kur del jashtë nuk është një skuadër që të vret, shuhet. Kur larguan Josën pretendonin titullin, por tani janë 11 pikë larg. Duhet të luftojë me Egnatian për vendin e tretë”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga