I ftuar special sot në podcasting 'Muschio Selvaggio', Mario Balotelli, tani me Sionin, por me një të kaluar të rëndësishme në Itali, foli për aventurën e tij tek Interi dhe momentin ikonik ku hodhi në tokë fanellën zikaltër.
"Gjysmëfinalja e famshme kundër Barcelonës? Futem mirë në lojë, por gabova 1-2 topa dhe San Siro direkt fishkëllen. Nuk e mora mire dhe gabova për reagimin, u zhgënjeva atë ditë. Hodha fanellën në tokë, nuk i kuptova fërshëllimat për dy tre topa të gabuar.
Materazzi më ndoqi në dhoma dhe u grindëm verbalisht. Për të ishte një reagim i vëllait të madh, por ai nuk më goditi. Unë jam tifoz i Milanit, por karrierën time ia kam borxh Interit. I kam dashur ata dhe i dua akoma shumë, ata më nxorrën dhe besuan tek unë, i detyrohem gjithçka Morattit”, tha ai.