Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj do të ribashkohen te skuadra e Rubin Kazan. Sulmuesi 22-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij te NS Mura dhe tashmë transferohet te skuadra ku luan lojtari i kombëtares shqiptare.
Shabanhaxhaj ka lindur në Austri dhe është rritur si lojtar te ekipi i Strum Graz. Kalimi nga Mura te Rubin Kazan është bërë për shifrën e 1.2 milionë eurove.
Këtë sezon kujtojmë se 22-vjeçari ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka shënuar edhe 7 gola. Dardani ka mbajtur veshur në të kaluarën fanelën e Kosovës U-17 dhe Austrisë U-21, ndërsa asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u veshur kuqezi.
[caption id="attachment_720819" align="alignnone" width="858"] Dardan Shabanhaxhaj - Mirlind Daku[/caption]