Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sulmuesi nga Uganda rikthehet te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT

Medie Kagere vazhdon të jetë i dashuruar me Tiranën. Sulmuesi nga Uganda që erdhi te bardheblutë në verën e vitit 2014 ku qëndroi vetëm 6 muaj, por ende sot e kësaj dite e ka kuptuar se 24 herë kampionët janë “maja” më e lartë e arritur në karrierën e tij futbollistike dhe vazhdon të jetë i “dashuruar” me klubin kryeqytetas.

Në foton e profilit të përditësuar pak minuta më parë, Kagere ka vendosur një foto ku dallohen ish-trajneri i Tiranës, Gugash Magani dhe ndihmës trajneri Egbo, i cili vijon të jetë ende në stafin e ekipit kryeqytetas.

[caption id="attachment_28791" align="aligncenter" width="844"]kagere Profili i Medie Kagere në "facebook"[/caption]

Duket se aventura te Tirana, edhe pse e shkurtër i ka mbetur në memorien e Kageres, pasi edhe në foton e kopertinës mban ende skuadrën e bardhebluve të sezonit 2014-2015 ku bënte pjesë edhe vetë. Ndonëse aktualisht ai aktivizohet në kampionatin e Kenias me ekipin e Gor Mahias, në “CV” e tij në profilin e “Facebook-ut”, Kagere figuron ende si lojtar i Tiranës.

As këtë element të privatësisë së tij në “Facebook”, Medie Kagere nuk e ka ndryshuar. Ai shënoi vetëm 1 gol me 24 herë kampionët e vendit, atë ndaj Teutës në javën e fundit të fazës së 2-të në sezonin 2014-2015 dhe më pas u largua në muajin janar në merkaton e dimrit.

[caption id="attachment_28790" align="aligncenter" width="499"]kagere Faksimile e profilit të Kagere[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga