
Pas afrimit të Paolo Tramezzanit tek Lugano, një tjetër afrim i mundshëm mund të jetë ai i sulmuesit të kombëtares Armando Sadiku. Pas marrjes së drejtimit të ekipit të Superligës zvicerane, Paolo Tramezzani ka bërë plane për afrimin e 25 vjeçarit.
Ka qenë vetë presidenti i klubit zviceran, Angelo Renzetti që ka bërë të ditur edhe dëshirën e tij dhe të Sadikut për tu rikthyer te skuadra ku u bë i njohur. Sulmuesi nga Elbasani është aktivizuar për një sezon e gjysmë te Lugano nga vera e vitit 2012 deri në Dhjetor të 2013-tës duke lënë shenjën e tij te kjo skuadër dhe duke fituar zemrat e tifozëve. Me Luganon, Sadiku zhvilloi në total 47 takime duke shënuar 29 gola.
Edhe pse dëshira nga ana e Tramezzzanit është e madhe, një kalim i mundshëm i sulmusesit mund të arrihet vetëm me dëshirën e presidentit të të klubit të Zyrihut, ku aktualisht luan Sadiku.