
Skënderbeu e ndien nevojën e përforcimeve. Pas rikthimit të disa lojtarëve nga huazimet, badhekuqtë nuk bindin maksimalisht në lojë dhe tekniku i ri Orges Shehi po përpiqet të sjellë emra të rinj të nevosjshëm për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Korçarët i kanë dhënë leje për t'u testuar kamerunasin Janik Makota. Futbollisti është aktivizuar në skuadrat e rangut të dytë të futbollit francez, belg dhe portugez. Ai pritet të nisë sot stërvitjen dhe në ditët e ardhshme do të përcaktohet fati i tij.
Poll