
Shpesh të realizosh një penallti është mision i pamundur. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesin e Ferronikelit, Kastriot Rexha.
"Bomberi" realizoi një tripletë në fitoren ndaj Kek-ut. Deri këtu gjithçka në rregull, por ajo që bëri përshtypje ishte fakti se Rexha i shënoi të gjithë nga pika e 11 metërshit.
Pas këtij tregolëshi, Rexha u fut në historinë e futbollit kosovar, pasi bëhet futbollisti i parë që shënon 3 gola nga 11 metra larg në një takim të vetëm.
Ndërkohë, Rexha ngjitet në kuotën e 17 golave personal, në krye të listës së golashënuesve.
Poll