
Dortmund ka në dispozicion sulmuesin që premton për të ardhmen, Youssufa Moukoko. 18 vjeçari gjerman që bën pjesë në ekipin e Dortmund ka qenë në qendër të vëmendjes për një deklaratë të pretenduar nga mediat që është dhënë nga sulmuesi i talentuar.
Moukoko në këtë sezon ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në ekip, ku u bë pjesë dhe e kombëtares në Botëror. Statistikat e 18 vjeçarit, në 14 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni janë, 6 gola dhe 4 asist.
Moukoko është shprehur në media duke treguar se si qëndron e vërteta mbi deklaratën e dhënë: “Unë nuk do të pranoj kurrë këtë gënjeshtër dhe jam akoma i shokuar. Është një turp. I gjithë fokusi im është te pjesa e dytë e sezonit me Dortmund. Unë nuk do të jem kurr më i madh se klubi.”
Kujtojmë që në media qarkulluan zërat për një refuzim të ofertës së Dortmund prej 6 milionë eurosh në sezon, duke pretenduar se lojtari është shprehur mospërfillës për një çmim kaq të ulët.