Sebastien Haller mund të kthehet së shpejti në fushë. Një lajm i mirë vjen nga Gjermania teksa “Bild” raporton se sulmuesi 28-vjeçar mund të kthehet në stërvitje me Borussia Dortmund. Kjo mund të ndodhë që prej muajit janar.
Ai nuk ka mundur të debutojë për shkak të një tumori të shfaqur në testikuj. Edhe pse vlera e tij ishte 31 milionë euro, në ekzaminimet mjekësore u zbulua problemi shëndetësor. Së fundmi, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka kryer tjetër ndërhyrje që ka rezultuar me sukses.
“Një hap i ri në rikuperim. Operacioni i dytë shkoi mirë. Shumë faleminderit ekipit mjekësor. Mezi pres të vazhdoj me pjesën tjetër”, ka shkruar ai në ‘Instagram’.
Poll