
Julian Draksler është prezantuar sot te PSG. Sulmuesi gjerman, kampion bote në "Brazil 2014" ka lënë Volfsburgun për të kaluar te kampionët e Francës.
Draksler është prezantuar sot te PSG dhe në mesditë ka takuar shokët e rinj dhe trajnerin Emeri.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të klubit francez në Facebook tregohen momentet e para të mbërritjes së sulmuesit në kampin e skuadrës, takimi me kolegët dhe konsumimi i drekës së bashku me ta.
Draksler do të ketë një konkurrencë të fortë te PSG, sepse në krahun e majtë të sulmit, do të duhet të përballet me Di Marian për një vend në formacion.
Poll