
Milan po mendon për vitin 2023, dhe problemet e mëdha janë në repartin e sulmit. Olivier Giroud është i vetmi që jep garanci në këtë repart, pasi Origi dhe Ibrahimovic nuk po japin atë çfarë pritet. Stefano Pioli kërkon që të blindojë çdo repart dhe të mos vuaj nga mungesat, dhe një afrim si Armando Broja, do të ndryshonte ndjeshëm situatën.
Dyshja Maldini dhe Massara, kanë përpiluar një listë ku tashmë objektiv kryesorë është sulmuesi i Chelsea-s, Armando Broja, ndërkohë që Noah Okafor dhe Evanilson qëndrojnë në “prapavijë”. E ardhmja e sulmit të Milan, duket si një çështje shumë e nxehtë dhe pritet që të zgjidhet sa më shpejt.
Poll