Ilir Daja është sulmuar verbalisht dhe fizikisht në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një ngjarje e turpshme për futbollit, teksa sulmohet një prej trajnerëve më të suksesshëm shqiptar.
Pas kësaj situate, ish-lojtari i Dinamos, Eduard Abazi me një koment për “Neësport.al “reagon rreth ngjarjes së turpshme që ka ndodhur në Kosovë. Abazi thekson se sukseset e Dajës me Ballkanin janë historike dhe të gjithë duhet të distancohen nga xhelozia dhe ngjyrat e klubeve.
“Kundërshtaret e futbollit maten nga mundësit dhe kualiteti që prodhojnë brenda fushës gjatë 90 minutave...trajnerat janë drejtues dhe në asnji moment nuk duhet të preket dinjiteti i tyre...si drejtues por mbi te gjitha si qytetar.
Ballkani dhe Ilir Daja me sukseset e momentit janë historike për futbollin shqiptar dhe garës në Kosovë. Duhet të distancohet nga xhelozia dhe ngjyrat e klubeve, duke i dhënë meritat dhe mundësinqë e progresit të futbollit profesional. Të tilla situata janë jo të pranueshme dhe solidarizohem me me çdo trajner dhe aq më tepër pqr një ish-koleg të Dinamos ku kontribuam për klubin tonë.
Ilir Dajës dhe të gjithë trajnerëve i uroj suksese gjithmonë dhe progres në klubet e tyre me një futboll të lirë pa presion dhe konkurrues në të gjitha klubet europiane.
Gjesti te dënohet për tu bërë shembull egzemplar, duke i hapur rrugën Sportit me kulturqn që duam”, ka mbyllur komentin e tij ish-lojtari i Dinamos.