
Skënderbeu luajti ditën e sotme kundër Laçit dhe arriti të fitonte me rezultatin 1-0. Tifozët korçar ishin të pranishëm në këtë sfidë, teksa mbështetën pa pushim skuadrën e tyre. Por ajo që ka rënë në sy ishin banderolat e vendosura te hekurat rrethues të stadiumit, teksa sulmonin median e shkruar për shkrimet që ata bëjnë kundër Skënderbeut. Konkretisht ultrasit korçarë, e kishin me "Panorama Sport", për të cilën shkruanin: "Panorama-Trakt komunist".
Gjithashtu ishte vendosur dhe një banderolë tjetër, ku shkruhej: "Birra Korça-Kundër Korçës".
[gallery columns="1" size="full" ids="36919"]
Poll