Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Mbrojtje blind dhe sulm steril” vs “mbrojtje e shpuar dhe sulm fertil”, Partizani dhe Tirana plotësojnë njëra-tjetrën

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbrojtje blind dhe sulm steril” vs “mbrojtje e shpuar dhe

Partizani dhe Tirana janë rivalët e përbetuar të futbollit shqiptar që përballen sonte në orën 19:00. Dy skuadrat vijnë nga një formë negative dhe ndaj njëra-tjetrës do të tentojnë të bëjnë kthesën e madhe.

Rivalë të përbetuar në fushë dhe jashtë saj, por statistikat e këtij sezoni tregojnë se dy kampet plotësojnë njëra-tjetrën. Partizani ka një mbrojtje blind e cila ka pësuar vetëm 22 gola, askush më pak, ndërsa sulmi është problemi kryesor. Reparti ofensiv ka shënuar 30, por rastet e humbura janë alarmante.

Totalisht e kundërta me Tiranën. Mbrojtja bardheblu lë për të dëshiruar teksa ka pësuar një shifër alarmante prej 35 golash, e dyta më e dobëta pas Kukësit. Ndryshe është sulmi i cili ka shënuar 41 herë, vetëm 1 më pak se Egnatia.

Një situatë interesante që vë përballë sonte një mbrojtje që nuk pëson dhe një sulm që shënon, si dhe një mbrojtje që pëson shumë dhe një sulmi që nuk shënon shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga