Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lëvizjet e bujshme/ Ish drejtori i Partizanit, një histori suksese tek Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Lëvizjet e bujshme/ Ish drejtori i Partizanit, një histori suksese tek

Dritan Dervishi erdhi si një emër i panjohur në futbollin shqiptar. Fillimisht ai u afrua te Partizani si drejtor i klubit të kuq. Puna e mirë që bëri te 15-herë kampionët e Shqipërisë u vu re në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, pasi Partizani ishte pranë fitimit të titullit të 16-të. Lojtarët që Dervishi solli në skuadrën e kuqe bënë diferencën, ku mund të përmendim Torassën dhe Gomezin, ky i fundit i larguar, apo dhe talentët Fili me Ramadanin. Gjithashtu edhe Vila me Atandën janë afrime të bëra nga Dervishi te Partizani.

Ndërsa tashmë Dervishi për këtë sezon të ri ka zgjedhur skuadrën e Kukësit, me të cilin shpreson të bëjë një sezon të mirë. Merkato e zhvilluar nga verilindorët deri tani është për t'u admiruar, teksa me ndihmën e drejtorit Dervishi, kuksianët kanë afruar në organikën e tyre lojtarë shumë cilësorë, ku mund të përmendim Pejiç, Arbërin, Grecën, Lushtakun, Gurin apo së fundmi janë pranë marrëveshjes me Mazrekajn, fantazistin e mrekullueshëm të Superiores. Ka më pas se një vit në Superiore dhe tashmë Dervishi shpreson që do t'ia dalë të çojë titullin në Kukës, teksa para dy javësh arriti të fitonte trofeun e parë, Superkupën e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga