Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Studiuesi nxjerr foton dhe historinë e gazetares së parë të Sportit

Shkruar nga NEWSPORT
Studiuesi nxjerr foton dhe historinë e gazetares së parë të

Në një botë që evoluon me shpejtësinë e dritës, të shumtë janë gazetaret që vendosin që karrierën e tyre t'ia dedikojnë sportit. Në ditët e sotme, gazetaret e sportit dalin si kërpudhat pas shiut, duke e mbushur tregun mediatik. Asgjë kundra, përkundrazi.

Në një botë si kjo, femra do të ndihmonte që të përçonte më bukur mesazhin e sportit. Por kush është gazetarja e parë shqiptare që ka trajtuar sportin? Këtë enigmë na e heq studiuesi, Stefan Çapalia. Ja çfarë shkruan ai në një postim në rrjetin social "Facebook".

"Zonjusha me kostum balerine dhe shall në preher, që i pozon piktorit italian Antonio Colura (?), ketij oficeri-piktor që sillej aso kohe neper Shkoder, është Benardina Qerraxhia, e lindur ne Shkodër dhe me aktivitet në Durrës.

"Piktura i takon viteve të Luftës së Dytë. Zysh Beni kishte studiuar për kulturë fizike në Torino. Ajo ishte gazetarja e parë e futbollit, që nga 1945. Trajneria e parë e vajzave të volejbollit të Durrësit nga viti 1947.

"Pjesmarrëse e garës së parë kombëtare çiklistike për femra, me itenerar Durrës-Vorë në vitin 1948. Arbitre në sportet e boksit dhe të mundjes. Notare, pjesmarrëse në Ballkaniadën e Splitit në vitin 1947. Gjyqtare e garave të notit, deri në moshën 70 vjeç.

"Ndër aktoret e para të teatrit profesionist të Durrësit, që në 1953. Mesuese e anglishtes. Shkolla e mesme e fizkulturës ne Durrës mban emrin e saj. Keshtu ishte aso kohe qyteti."-mbyllet statusi i Çapalia.


Tags:

VENDI DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga