
Kombëtarja doli me humbje 1 me 0 nga miqësorja me Suedinë. Ndeshja e luajtur në Stokholm u vendos nga një gol i pjesës së dytë, teksa djemtë kuqezi nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës pavarësisht rasteve të krijuara.
“Sofascore” ka publikuar dhe vlerësimet e lojtarët, sipas statistikave të nxjerra. Lojtari më i vlerësuar te Shqipëria për paraqitjen e tij është Strakosha, që pati disa pritje vendimtare kur rezultati ishte i barabartë 0 me 0.
Pas tij vjen Nedim Bajrami, ndërsa më pak i vlerësuari është Ivan Balliu. Ky i fundit mori në këtë ndeshje vendin e Elseid Hysaj, që e niste nga minuta e parë miqësoren e kaluar me Kilin.
Vlerësimet e lojtarëve titullar sipas “Sofascore”:
Strakosha(7.8); Balliu(6.2), Enea Mihaj(6.7), Berat Gjimshiti(7.2), Mario Mitaj(7.1); Ylber Ramadani(7.1), Kristjan Asllani(7.1); Jasir Asani(6.8), Qazim Laçi(6.6), Nedim Bajrami(7.3); Armando Broja(6.6)