
Superliga ka përfunduar javën e parë të sezonit të ri. E nisi Skënderbeu me Partizanin dhe e mbylli Teuta me Flamurtarin. Megjithatë në këto takime të para ra në sy fitorja e Kastriotit në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.
Skuadra u përgjigj mjaft mirë në fushë. Me një pjesë të parë të kujdesshme në mbrojtje, ndërsa në pjesën e dytë shtyu në sulm dhe arriti të gjejë vetëm një gol, por që shërbeu për 3 pikëshin e parë në Superiore.
E gjithë kjo punë e ka një autor. Bëhet fjalë për trajnerin Elvis Plori, i cili edhe pse me një grup modest, ka arritur të bëjë një punë shumë të mirë, ku skuadra administron mjaft mirë idetë e tij. Duhet thënë se është vetëm fillimi, por që ekipi duket sikur tregon gjithçka. Për t'u verifikuar, duhet të presim javët e ardhshme te kampionatit, madje që nga ndeshja e dytë ku krutanët do të presin Skënderbeun në shtëpi.