Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Stërvitet prej ditësh në Tiranë, futbollisti i Kombëtares i jep fund aventurës europiane

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitet prej ditësh në Tiranë, futbollisti i
Endri Çekiçi ndodhet prej ditësh në kryeqytet teksa po kryen stërvitje individuale. Ditën e sotme ai ka ndarë zyrtarisht rrugët me ekipin turk Konyaspor, ku u aktivizua 2 vitet e fundit. Ka qenë vetë mesfushori i kombëtares që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Çekiçi ka falenderuar klubin dhe tifozët për gjithçka që kanë kaluar së bashku.
“Dy vite të mrekullueshme së bashku. Faleminderit Familja e madhe e Konyaspor! Kemi kaluar momente të mira dhe të këqija, por gjithmonë jam ndjerë si në shtëpinë time. Takova shumë njerëz të mirë dhe bëmë miq vërtet të mirë dhe krijuam shumë kujtime. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen” ,ka shkruar Çekiçi.
Kujtojmë që më parë është folur për një kalim të mundshëm të 26-vjeçarit tek Partizani por ende nuk ka asgjë konkrete. Pritet me interest ë shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Endri Çekiçi (@endricekici88)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga