
Asistenti i Antoni Conte në stolin e Tottenham, Christian Stellini ka folur përpara ndeshjes që Spurs do të luajnë nesër ndaj Ëolves. Ai u pyet mbi rikthimin e Conte në stol për të cilën asistenti shprehet optimist. Conte është ende në Itali pasi u rekomandua nga mjekët që të pushonte për pak javë nga trajnimi i ekipit pas operacionit të bërë.
“Antonio do të kthehet të dielën në Londër dhe do të udhëheqë ekipin në Champions League”, shprehet Stellini.
“Ai ka shpresuar të kthehet një muaj pas operacionit, periudhë e cila përfundon të shtunën, por mjekët e rekomanduan të kthehet të dielën. Antonio është i frustruar që nuk është këtu, por ai duhet të ndjekë këshillat e mjekëve”, thotë Stellini.
Tottenham do të udhëtojë nesër në Ëolves dhe mesjavën e ardhshme do të pres Milanin për sfidën e kthimit në Champions. Kështu lojtarët e Spurs do të jenë më të motivuar për të kthyer rezultatin e ndeshjes së parë ku u mundën 1-0 në “San Siro”.