
Serie A është pushim, ndërkohë që lojtarët po kalojnë kohë me familjarët e tyre. Shumë nga ata zgjedhin rrjetet sociale si një mjet për të kaluar kohën.
Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij i është përgjigjur në instagram pyetjeve të ndryshme që i janë bërë, ndërkohë që ne kemi zgjedhur më pikantet.
“Golat më të bukur janë ata ndaj Milanit. Me Skriniar kuptohemi mirë, është kënaqësi e veçantë të luash me të. Mbappe është më i vështiri lojtar për tu markuar. Kjo vjen sepse ai është shumë i shpejtë. Besojeni apo jo, unë e kam nisur karrierën si sulmues. Më pas fillova të aktivizohesha në mesfushë” – shprehet mbrojtësi zikaltër, De Vrij.
Poll